LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja ligjore e Trumpit, Powell: Kemi dëshmi për mashtrim në zgjedhje

Përfaqësuesja ligjore e Trumpit, Powell: Kemi dëshmi për mashtrim në zgjedhje

Sidney Powell, përfaqësuese e ekipit ligjor të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se ka prova për një komploti të madh.

Ajo tregon se komploti përfshinte gjigantët e teknologjisë amerikane, kompaninë e votimit “Dominion”, zyrtarë qeveritarë dhe gjigantë mediatikë për t’ia “vjedhur” zgjedhjet Trumpit, raporton newsweek.


Powell i tha Fox News se beson që votimi në nëntor është kulmi i katër viteve të përpjekjeve nga kundërshtarët e Trumpit për ta hequr nga detyra, transmeton Telegrafi.

“Gjithçka u organizua dhe u krye me ndihmën e njerëzve nga Silicon Valley, kompani të mëdha teknologjike, kompani të mediave sociale, madje edhe kompani mediatike …”, tha Powell, e cila është një ish-prokurore federale dhe avokate e ish-këshilltarit të sigurimit kombëtar të Trumpit, Michael Flyn.

Kampi i Joe Bidenit: Pas rinumërimit, ndryshim i padukshëm i rezultatit në Georgia
Lexo po ashtu Kampi i Joe Bidenit: Pas rinumërimit, ndryshim i padukshëm i rezultatit në Georgia

Ajo shtoi se provat e vjedhjes së zgjedhjeve po arrijnë me një shpejtësi, të tillë, sa është e vështirë të përpunohen.

Ndër të tjera, Powell deklaroi se duke rishikuar votat në disa shtete federale amerikane, ekipi juridik i Trumpit arriti në përfundimin se gjigantët e teknologjisë nën kontrollin e demokratëve ridrejtuan, siç deklaroi ajo, “jo qindra mijëra, por miliona vota”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori