LAJMI I FUNDIT:

Kampi i Joe Bidenit: Pas rinumërimit, ndryshim i padukshëm i rezultatit në Georgia

Kampi i Joe Bidenit: Pas rinumërimit, ndryshim i padukshëm i rezultatit në Georgia

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Georgia, pas rinumërimit të votave, “ndryshoi pothuajse në mënyrë të padukshme”.

“Nuk ka asnjë provë të parregullsive”, u njoftua sot nga selia elektorale e kandidatit demokrat, Joe Biden, raporton reuters.


Sipas tyre, nuk ka asnjë provë të parregullsive të përhapura në atë, një nga shtetet kryesore federale, në të cilën parashikohet fitorja e Joe Bidenit.

Tri shtete ende nuk i kanë shpallur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale amerikane
Lexo po ashtu Tri shtete ende nuk i kanë shpallur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale amerikane

Sekretari i Shtetit i Georgia, Brad Rafensperger njoftoi në fillim të kësaj jave se të gjitha fletët e votimit në atë shtet federal të SHBA-së, sërish do të numërohen.

Ndryshe, kandidati që fiton shtetin e Georgias, do t’i takojnë edhe 16 vota elektorale. /Telegrafi/