LAJMI I FUNDIT:

Tri shtete ende nuk i kanë shpallur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale amerikane

Tri shtete ende nuk i kanë shpallur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale amerikane

Numërimi i votave po vazhdon në tre shtete ku ende nuk është parashikuar asnjë rezultat.

Joe Biden dhe Donald Trump janë në pritje të rezultateve presidenciale amerikane, të cilat u mbajtën më 3 nëntor.


Pse mediat amerikane e shpallin fituesin e zgjedhjeve presidenciale?
Lexo po ashtu Pse mediat amerikane e shpallin fituesin e zgjedhjeve presidenciale?

Demokrati Biden aktualisht është duke udhëhequr dhe është shpallur si fitues gjersa Trump po e konteston legjitimitetin e zgjedhjeve, raporton bbc.

Tri shtete ende nuk i kanë shpallur fituesit, por të cilat nuk dihet nëse do të ndryshojnë rezultatin përfundimtar.

Zvogëlohet epërsia e Bidenit në Arizona, thotë Trump
Lexo po ashtu Zvogëlohet epërsia e Bidenit në Arizona, thotë Trump

Arizona – të cilën disa rrjete amerikane e kanë shpallur fitues Joe Bidenin – ka 11 vota të kolegjit elektoral

Biden po kryeson me 49,4 për qind – 1,663,447 vota

Donald Trump ka 49.1 për qind – 1.651.812 vota

Deri më tani janë numëruar 99 për qind të votave.

Georgia – ku Biden ka kaluar Trumpin – ka 16 vota të kolegjit elektoral

Biden po kryeson me 49.5 për qind – 2,471,981 vota

Trump ka 49.2 për qind – 2,457,924 vota

Deri më tani janë numëruar 99 për qind të votave.

Lajm i keq për Trumpin: Sekretari shtetëror republikan i Georgia thotë se nuk ka asnjë shenjë mashtrimi të përhapur në numërimin e votave
Lexo po ashtu Lajm i keq për Trumpin: Sekretari shtetëror republikan i Georgia thotë se nuk ka asnjë shenjë mashtrimi të përhapur në numërimin e votave

Karolina e Veriut – ku Trump po udhëheq – ka 15 vota të kolegjit elektoral

Trump po kryeson 50 për qind – 2,736,881 vota

Biden ka 48.7 për qind – 2,663,605 vota

Deri më tani 98 për qind e votave janë numëruar. /Telegrafi/