Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga Vetëvendosje, ka njoftuar bashkatdhetarët për procedurat që duhet ndjekur për të votuar në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.
Rrustemi në shkrimin e bërë në Facebook ka thënë se afati për regjistrim është nga 30 gushti deri në 10 shtator, transmeton Telegrafi.
“Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, kanë të drejtë vote edhe bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit. Të gjithë ata bashkatdhetarë që kanë shtetësinë e Kosovës, domethënë që kanë pasaportë apo letërnjoftim të Kosovës, por edhe ata që nuk janë shtetas, por që kanë të drejtë për shtetësi, domethënë ata që kanë lindur në Kosovë, ose ata/ato prindërit e të cilëve kanë lindur në Kosovë, ose fëmijët e prindërve me shtetësi të Kosovës, mund të regjistrohen që të votojnë përmes postës”, ka shkruar ai.
Rrustemi ka shtuar se vetëm ata që regjistrohen mund të votojnë përmes postës.
“Nga 30 gushti në faqen e KQZ-së mund të gjeni dy formularë për regjistrim. Formulari i parë (njëfaqësh) është për ata që kanë shtetësi të Kosovës, kurse formulari i dytë, është për ata që nuk janë shtetas, por kanë të drejtë shtetësie. Afati për regjistrim është nga 30 gushti deri më 10 shtator. Andaj, nga 30 gushti vizito webfaqen e KQZ-së www.kqz-ks.org informohu, shkarko aplikacionin, plotësoje, bashkëngjitja dokumentet dhe nise me email”, vijon shkrimi i Rrustemit.
Ndryshe, presidenti i Republikës sё Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrё vendim për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës dhe ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve.
Sipas njoftimit për media në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrё vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 06 tetor 2019”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE