Santiago Solari pritet të largohet pas përfundimit të këtij sezoni dhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë gati një listë me zëvendësuesit e mundshëm të tij.  

Presidenti i Real Madrid, Perez ka filluar të hartojë një listë të shkurtër me emra të trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Solarin në sezonin e ri.


Sipas gazetës AS, vetëm në rast se fiton trofeun e Ligës së Kampionëve, Solari do të mbetet në krye të ekipit sezonin e ardhshëm.

Në rast të dështimit, shkarkimi do të ishte i pashmangshëm, pavarësisht se ai nënshkroi një marrëveshje të re dyvjeçare në fillim të këtij viti.

Florentino ka bërë gati re emra të rëndësishëm në shqyrtim për ta pasuar trajnerin argjentinas.

Low Joachim Low (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low dhe ai i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, mbeten ende në shqyrtim.

Edhe italiani i Juventusit, Massimiliano Allegri është gjithashtu emër interesant në listën e presidentit të Realit.

Pochettino mbetet ende favorit nga Florentino, pasi stili i lojës që praktikon i jep atij një avantazh ndaj kandidatëve rival. /Telegrafi/

Pochettino Allegri Pochettino dhe Allegri janë emra shumë të pëlqyer nga Florentino Perez (Foto: Stephen Pond/Getty Images/Guliver)

telegrafi sport app