LAJMI I FUNDIT:

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

Përdoruesit e ANDROID-it kanë raportuar për një numër problemesh me aplikacionet e tyre të smart-phonave dhe tabletave gjatë 24 orëve të fundit, derisa aplikacionet Google, Gmail, Yahoo Mail dhe Google Play Store nuk bëjnë kur hapen.

Më gjerë, ata janë shprehur se janë përballur me probleme me mbylljen e disa aplikacioneve menjëherë pasi i kanë hapur ato që nga mbrëmja e kaluar (22 mars 2021), raportojnë mediet e huaja, përcjell Telegrafi.


Lidhur me këtë rast, Google ka lëshuar një deklaratë për sa i përket këtij problemi dhe zbuloi se si përdoruesit mund të jenë të qasshëm me aplikacionet e tyre në internet.

Google që atëherë ka lëshuar një deklaratë, duke konfirmuar se çështja ishte zgjidhur. Mirëpo, mijëra njerëz ende raportonin probleme me aplikacionet e tyre të martën pasdite.

“Ne kemi zgjidhur problemin me WebWie që bëri që disa aplikacione në Android të mos hapen për disa përdorues”, tha Google.

“Përditësimi i Sistemit Android Web View dhe Google Chrome përmes Google Play tani mund ta zgjidhë problemin”, thuhet në njoftim.

Llogaria zyrtare @Gmail Twitter gjithashtu ka këshilluar përdoruesit ta pastrojnë memorjen e fshehtë (cache) për aplikacionin.

Përdoruesit e Android mund ta pastrojnë atë duke u drejtuar te ‘Settings’, pastaj ‘Aplications’, ‘Gmail’, ‘Storage’, dhe më pas ‘Clear Cache’. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Mësohen çmimet e iPhone 13, Mini 13, Pro 13 dhe Pro Max 13

Mësohen çmimet e iPhone 13, Mini 13, Pro 13 dhe Pro Max 13

Teknologji
A janë robotët

A janë robotët "miqtë apo armiqtë tanë"? Ja çfarë mendojnë njerëzit në disa pjesë të botës

Teknologji
Kalo në kategori