Lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë e çoi dhunën seksuale në të tjera nivele, por më shumë se dy dekada më vonë, viktimat meshkuj mbeten një temë tabu, ka raportuar në botimin e tij Trashëgimi dhe Mësime Instituti Williams nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxheles, UCLA.
“Dhuna seksuale ndaj burrave dhe djemve gjatë konfliktit mbetet një nga abuzimet e të drejtave të njeriut më pak të dokumentuara dhe të trajtuara në mënyrë më jo adekuate”, tha organizata në botimin e saj të fundit të publikuar në Projektin të Gjithë të Mbijetuarit.
Sipas botimit, rreth 3,000 burra dhe djem u përdhunuan në luftën e viteve 1992-1995 në Bosnjë.
Mungesa e raportimit dhe mohimi i krimit nuk i kanë lejuar burrat dhe djemtë të kërkojnë drejtësi për abuzimin që kanë vuajtur, shpjegon Instituti.
Ai shton se edhe pse njolla dhe turpi mbeten pengues të fuqishëm për të pranuar atë që ka ndodhur, Bosnja nuk ka gjithashtu ligje të përshtatshme për të trajtuar këtë çështje.
“Informacionet e mbledhura nga Projekti të Gjithë të Mbijetuarit tregojnë se nuk ka një trajnim specifik në dispozicion për të ndihmuar policinë të identifikojë dhe hetojë dhunën seksuale”, tha organizata. “Gjykatësit, magjistratët dhe zyrtarë të tjerë të drejtësisë kanë gjithashtu mungesë njohurie dhe ndjeshmërie ndaj viktimave të dhunës seksuale dhe mungojnë procedurat për të siguruar privatësinë dhe konfidencialitetin e viktimave në të gjitha fazat, duke përfshirë edhe seancat dëgjimore në gjyq”.
Mungesa e një baze të mirë të dhënash për të mbijetuarit e abuzimeve seksuale gjatë luftës është një pengesë më shumë.
“Shumica e çështjeve që janë dokumentuar ndodhën në burgje, shpesh nëpër kampe përqendrimi në të cilat civilët internoheshin në kushte çnjerëzore, edhe pse ka pasur gjithashtu raste dhune seksuale kundër meshkujve në kontekste të tjera, përfshirë gjatë plaçkitjeve dhe marrjeve në pyetje”, tha Instituti.
Ai tha se Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, kishte bërë progres në këtë fushë duke e përcaktuar përdhunimin si një shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe si krim kundër njerëzimit, si edhe duke sqaruar ligjin që rregullon dhunën seksuale gjatë një konflikti.
“Dhjetë nga 78 çështjet e gjykuara nga ICTY-ja përmbanin dhunë seksuale kundër meshkujve, duke sjellë kështu njohjen se disa akte të caktuara kundër meshkujve përbënin krime ndërkombëtare, përfshirë seksi oral i detyruar, akte të tjera seksuale me dhunë, prerje organesh gjenitale, traumë në organe gjenitale dhe kërcënime për gjymtime seksuale”, shtoi instituti.
Megjithatë, ai gjykoi se pavarësisht kontributit pozitiv të ICTY-së, mbeten ende shqetësimet se natyra seksuale e veprave penale kundër burrave dhe djemtë nuk është pranuar ende plotësisht. /kallxo.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre