LAJMI I FUNDIT:

Përçahet BDI, shkak votuesit e diasporës (Video)

Përçahet BDI, shkak votuesit e diasporës (Video)

Ndryshe nga partia e tij e cila e ka quajtur çështje teknike zhvendosjen e diasporës në një listë të veçantë zgjedhore, deputeti i BDI-së RaÞz Aliti, nismën e tillë e vlerëson si shumë të dëmshëm për shqiptarët. Ai, thotë se një iniciativë të ngjashme me këtë të LSDM-së, e kishte ndërmarrë edhe VMRO-DPMNE-ja në vitin 2000. Sipas tij, qëllimi kryesor i dy partive maqedonase është që të shlyhen nga lista zgjedhore votuesit e diasporës, 80 për qind prej të cilëve janë shqiptarë, njofton ALSAT M.

Tema për evidentimin e votuesve të diasporës me yll dhe zhvendosja e tyre në listën zgjedhore si pjesë e veçantë sipas deputetit RaÞz Aliti ende nuk është diskutuar në parti. Ai, thotë se përfaqësuesit e BDI-së që kanë pranuar këtë kërkesë të LSDM-së në bisedimet për pastrimin e listës, duhet të japin sqarime para organeve partiake.


Ditë më parë, deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, tha kërkesa për evidentimin e votuesve të diasporës me yll është çështje teknike dhe u zotua se partia të cilës i takon, nuk do të lejojë që ata të shlyhen nga lista zgjedhore. Krahas zhvendosjes së rreth 176 mijë mërgimtarëve në një listë të veçantë zgjedhore, LSDM-ja është duke kontestuar edhe 42 mijë votues tjetër, pjesa dërrmuese e të cilëve thuhet se janë shqiptarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori