LAJMI I FUNDIT:

Përbërësit që mbështesin rritjen dhe shëndetin e flokëve

Përbërësit që mbështesin rritjen dhe shëndetin e flokëve
(Foto: Pexels)

Kush nuk dëshiron flokë të fortë, të shëndetshëm dhe të gjallë? Megjithatë, mund të jetë më e vështirë për disa njerëz që ta arrijnë këtë për shkak të faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë moshën, gjenetikën dhe kushtet e caktuara mjekësore.

Sigurisht që ka shumë produkte dhe suplemente në dispozicion për të nxitur rritjen e flokëve ose për të reduktuar humbjen ose rrallimin e flokëve, por shumë prej tyre punojnë me shkallë të ndryshme suksesi.


Megjithatë, zgjidhja është adoptimi i disa shprehive të jetesës së shëndetshme që i ndihmojnë flokët të rriten të fortë dhe të shëndetshëm – duke përfshirë ngrënien e ushqimeve të pasura me lëndët kryesore ushqyese të flokëve.

Mënyrat për t’i riparuar flokët e dëmtuara nga zbardhja
Lexo po ashtu Mënyrat për t’i riparuar flokët e dëmtuara nga zbardhja

Zinku

Një mineral i njohur për rritjen e imunitetit, zinku gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës dhe flokëve. Një hulumtim kishte gjetur mungesën e zinkut të lidhur me alopecinë ose humbjen e flokëve (sipas një artikull të publikuar në Dermatology and Therapy).

Vitamina C

Vitamina C vepron si një antioksidant dhe ndihmon në mbrojtjen e qelizave në trup, duke përfshirë folikulat e flokëve. Vitamina C gjithashtu ndihmon trupin ta prodhojë kolagjenin, i cili shoqërohet me flokë më të fortë.

Acidet omega yndyrore

Acidet yndyrore omega-3 janë të lidhura me shëndetin e lëkurës, por a e dini se ato lidhen gjithashtu me shëndetin e flokëve? Një studim shtesë i vitit 2015 me 120 femra zbuloi se gjashtë muaj të marrjes së një suplementi që përmbante acide yndyrore omega-3 dhe omega-6 rezultuan në më pak humbje të flokëve dhe në përmirësim të densitetit të flokëve.

Jeni vonë për punë dhe flokët i keni në kaos, truku që do t’ju shpëtojë
Lexo po ashtu Jeni vonë për punë dhe flokët i keni në kaos, truku që do t’ju shpëtojë

Proteinat dhe kolagjeni

Proteina është blloku ndërtues i çdo strukture në trup, duke përfshirë flokët, pra edhe një lëndë ushqyese jetike për nxitjen e rritjes së flokëve. Një përbërës proteinik që është veçanërisht i rëndësishëm për flokë të bukur është kolagjeni, një proteinë strukturore në trup. Megjithatë, nevojiten më shumë prova për të mbështetur plotësisht pretendimet për shëndetin e flokëve që lidhen me kolagjenin te njerëzit.

Vitaminat B

Vitaminat B dhe acidi folik janë të lidhura me parandalimin e rënies së flokëve, biotina shpesh merr vëmendjen më të madhe kur bëhet fjalë për flokët. Megjithatë, nevojiten më shumë hulumtime për ta vërtetuar këtë përfitim. (Edhe pse teknikisht nuk është një vitaminë B, biotina shpesh grupohet në këtë familje vitaminash si një vitaminë e kompleksit B). /Telegrafi/