LAJMI I FUNDIT:

Përballimi i pasojave të krizës energjetike, Shqipëria përfiton 80 milionë euro nga Bashkimi Evropian

Përballimi i pasojave të krizës energjetike, Shqipëria përfiton 80 milionë euro nga Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian ka njoftuar lëvrimin e mbështetjes urgjente në buxhetin e Shqipërisë të ndihmës për energjinë.

Shqipëria ka përfituar mbështetjen e Komisionit Evropian në vazhdim të deklarimit të Presidentes së Komisionit Evropian vitin e kaluar Von der Layen, së pari në takimin e Berlinit dhe më pas në Tiranë në takimin e liderëve evropianë me Ballkanin Perëndimor.


Nga 30 deri në 165 milionë euro mbështetje buxhetore brenda fondit 500 milionë të këstit të parë të ndihmës për energjinë nga Bashkimi Evropian, Shqipëria mbështetet me 80 milionë euro, në të njëjtën masë që mbështetet edhe Maqedonia e Veriut.

Shumën më të madhe të mbështetjes nga totali 500 milionë euro e ka përfituar Serbia, pak më tepër se dyfishi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që Kosova mbështetet me 75 milionë euro. Shifrën më të ulët të mbështetjes në rajon e ka Mali i zi 30 milionë euro dhe pjesën e mbetur prej 70 milionë euro e ka përfituar Bosnjë-Hercegovina.

Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në masat lehtësuese të BE për pasojat e krizës energjetike, është bërë sipas strukturave shtesë të ndihmës, në kushtet kur vendet e rajonit kanë nivele të ndryshme marrëdhënieje në anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori