LAJMI I FUNDIT:

A do përballet Rusia me një epokë më të ashpër të sundimit të Putinit pas sulmit në Moskë?

A do përballet Rusia me një epokë më të ashpër të sundimit të Putinit pas sulmit në Moskë?

Pamjet e të dyshuarve për të shtënat masive në sallën e koncerteve në Moskë tregojnë se ata po keqtrajtohen nga forcat ruse të sigurisë.

Madje, ligjvënësit e lartë po bëjnë thirrje për rikthimin e dënimit me vdekje, të shfuqizuar dekada më parë që kur Rusia iu bashkua Këshillit të Evropës.


E me sa duket, pasojat e sulmit që vrau 145 njerëz po krijojnë skenën për një sundim edhe më të ashpër nga presidenti Vladimir Putin, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Putin u zotua se do të gjente organizatorët e sulmit për të cilin ai e akuzonte Ukrainën duke paralajmëruar se terrorizmi “është një armë me dy teha”.

Shteti rus deklaroi se nëse vërtetohet përfshirja e Ukrainës, Moska do t’i kundërpërgjigjet duke ia vrarë liderët kryesorë të vendit. Kjo pasi sulmi i dha Putinit tjetër goditje duke shënuar dështim në sigurinë e qytetarëve.

E në përpjekje të dukshme për të larguar vëmendjen nga mungesa e sigurisë në vend, presidenti rus pretendoi se arrestimi i të katër shtetasve të Taxhikistanit pranë Ukrainës tregonte përfshirjen e mundshme të Kievit.

Pas arrestimit, me raste rrëfimet e tyre janë publikuar nga mediat ruse, por vërtetësia e këtyre deklaratave është vënë në pikëpyetje sepse burrat dukej se ishin rrahur rëndë. Njëri nga ta me vesh të prerë, tjetri me shenja të mundshme të tentativës për mbytje, e tjetri në karrocë e pa ndjenja.

Edhe pse policia ruse prej kohësh është akuzuar për torturë, ky lloj trajtimi i duket përgjigje e duhur ndaj masakrës. E torturave të autoriteteve, politikanë e qytetarë të thjeshtë po kërkojnë t’i shtohet edhe dënimi me vdekje.

Pavarësisht nga këto dyshime të dukshme, shumë ekspertë thonë se trajtimi i të arrestuarve dhe thirrjet për vrasje po paralajmërojnë një epokë më të pamëshirshme të sundimit të Putinit.

“Ne po shohim fillimin e mundshëm të terrorit të ri të madh”, tha grupi rus i fokusuar në lirinë e fjalës, Net Freedoms, duke iu referuar spastrimeve nga dikatori sovjetik Josef Stalin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Kalo në kategori