LAJMI I FUNDIT:

Për të tetën javë vazhdon të rritet numri i të papunëve në SHBA, arrin në 36 milionë persona

Për të tetën javë vazhdon të rritet numri i të papunëve në SHBA, arrin në 36 milionë persona

Pothuajse tre milionë persona paraqitën kërkesa për të përfituar ndihma pas largimit nga puna javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në dy muaj pas përhapjes së pandemisë në vend, 36 milionë njerëz mbetën të papunë, përcjell Telegrafi.


Departamenti amerikan i Punës njofton se 33 milionë njerëz kërkuan ndihmë në shtatë javët e kaluara pasi pandemia e COVID-19 detyroi shumë punëdhënës të mbyllin vendet e punës.

Megjithëse shumica e bizneseve mbeten të mbyllura, disa shtete amerikane kanë filluar të lehtësojnë kufizimet për disa kategori të ndërmarrjeve me pakicë, me gjithë shqetësimet se mund të jetë shumë herët për ta bërë këtë pa e përhapur përsëri infeksionin.

Sipas të dhënave historike, numri i aplikimeve javore mbetet i larti, duke treguar se ekonomia po shkon në recesion. /Telegrafi/