Një grup i filipinasve, të cilët po bëjnë fushatë kundër përdorimit ilegal të drogave, e kanë siguruar një urdhër ndalesë të përkohshme në gjykatën e Manilas për anëtarët e bendit të njohur botëror, “One Direction”.

Ata kërkojnë që anëtarët e grupit t’i nënshtrohen testit për përdorim të drogës, para se të dalin për të performuar në shtetin e tyre, transmeton koha.net.


“One Direction” momentalisht janë duke e realizuar turneun e tyre “On the Road” dhe planifikojnë t’i mbajnë dy koncerte në Manila më 21 dhe 22 mars.

Reagimi i filipinasve vjen pasi në maj të vitit të kaluar ishte publikuar një video që shfaqte dy anëtarët e grupit, Zayn Malik dhe Louis Tomlinson, duke pirë kanabis në Peru. /Telegrafi/