Kanadaja nuk ka raportuar ndonjë person të vdekur brenda 24 orëve shkaku i COVID-19.

Kjo është hera e parë që nga 13 marsi, kur u regjistrua rasti i parë i vdekjeve, raporton reuters.


Sipas të dhënave zyrtare, deri më 11 shtator, numri i vdekjeve nga coronavirusi ishte 9,163. Nga ana tjetër, numri i të infektuarve më 11 shtator u rrit me 702, duke e çuar totalin në 135,626.

13d3354d f6ad 442a 9471 22c91aae416e

Rasti i parë i infeksionit me virus në shtetin kanadez u raportua më 25 janar në Toronto. Shumë shpejt, dy rajonet - Ontario dhe Quebec u bënë vatra të infeksionit.

Por situata në Kanada është relativisht e favorshme në lidhje me vendet fqinje.

Në SHBA fqinje, numri i të infektuarve ka tejkaluar gjashtë milionë dhe më shumë se 190 mijë kanë vdekur. /Telegrafi/