LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë pas 62 vitesh, do të botohet një tregim i Hemingwayt

Për herë të parë pas 62 vitesh, do të botohet një tregim i Hemingwayt

Një tregim i Ernest Hemingway do të publikohet për herë të parë pas 62 vitesh. “A Room on the Garden Side”, u shkrua në vitin 1956 dhe do të publikohet këtë javë në numrin e 55-të të revistës letrare “Strand Magazine”.

Ngjarja zhvillohet në Paris, në hotelin “Ritz” gjatë Lutës së Dytë Botërore dhe tregohet nga Roberti, një lloji personifikimi i shkrimtarit që edhe pseudonimin e ka të njëjtë me atë – “Papa”.


Roberti dhe miqtë e tij pinë verë, citojnë Bodlerin dhe flasin për tregtinë e pisët të luftës.

Hemingway është frymëzuar shpesh herë nga lufta, si për shembull “Lamtumirë armë” (1929) dhe “Për kë bie kambana” (1940). Ai vetë ka punuar si shofer ambulance në Luftën e Parë Botërore dhe ishte edhe ushtar edhe korrespondent lufte gjithnjë gjatë konfliktit të parë botëror.