LAJMI I FUNDIT:

Për të mos prishur befasinë e një propozimi martese, gruaja në mënyrë qesharake ‘tërhiqet’ nga burri i saj nga skena

Për të mos prishur befasinë e një propozimi martese, gruaja në mënyrë qesharake ‘tërhiqet’ nga burri i saj nga skena

Të gjithë duam të jemi aty për të dashurit tanë gjatë momenteve më të lumtura të jetës së tyre, por ndonjëherë është më mirë të bëjmë një hap prapa, për hir të të gjithëve.

Kjo është ajo që bënë miqtë dhe familja e një gruaje, kur e tërhoqën këtë të fundit nga një propozimi surprizë, sepse e dinin se kjo do të ishte aq e ngazëllyer për çiftin sa që do ta prishte momentin.


Një video që aktualisht po bëhet virale në TikTok, tregon tre gra të mbledhura së bashku duke bërë një foto, derisa një burrë t’i afrohet gruas së tij dhe t’ia vendosë dorën mbi gojën e saj, për ta tërhequr atë nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.

Në momentin, kur dy gratë e tjera kthehen, njëra prej tyre është gati të marrë një propozim martese.

“E afërmja jonë nuk e dinte për propozimin, dhe ne e dinim se ajo do të ishte diçka ekstra”, thuhej në teksin e videos së ndarë.

“Kështu që burri i saj kishte vetëm një detyrë… të kujdesej që ky moment romantik të mos prishej”.

“Definitivisht një reagim shumë më i mire nga se ne e parashikuam”.

Videoja ka marrë deri më tani 24.4 milionë shikime, dhe më shumë se katër milionë pëlqime.

Disa prej komentuesve reaguan duke thënë se kjo ndoshta nuk ishte hera e parë që burri u ‘detyrua’ ta largonte gruan e tij, në mënyrë që kjo e fundit të mos shkakonte ndonjë skenë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Domethënia e shkronjës “M” në pëllëmbën e dorës, të cilën e kanë pasur të gjithë profetët

Interesante
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Kanadezi 13-vjeç arriti të mashtrojë pronarin e Lamborghinit për moshën, ia dha për një xhiro – shkatërroi veturën 500 mijë dollarëshe

Fun
Kalo në kategori