LAJMI I FUNDIT:

Për të mos e paguar ushqimin që e kishin ngrënë, familja britanike vendosë plastikë në pjatë – por kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

Për të mos e paguar ushqimin që e kishin ngrënë, familja britanike vendosë plastikë në pjatë – por kamerat e sigurisë filmuan gjithçka

Një grua kishte gjetur një metodë që të ushqehet në restorant dhe të mos paguaj fare. Por kamerat e sigurisë brenda lokalit kanë kapur “rrengun” e saj.

Pasi përfundon ushqimin në Milton Keynes të Britanisë, gruaja nxori nga gjinjtë një copë plastike që më pas e vendosi në pjatën që kishte mish pule, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër pronari i restorantit, Naseem Khan, 44-vjeç, thotë se familja pesëanëtarëshe kishte ngrënë tërë ushqimin e porositur.

Kamerat kanë kapur momentin kur pasi kjo familje përfundon ushqimin që kushton 170 funte, gruaja nxjerr nga gjoksi mbështjellësin e pakos së cigareve, të cilën e vendosë në pjatë.

Kur i arriti fatura, ata kërcënonin punonjësit se do të ankohen tek autoritetet përkatëse, se kanë gjetur “plastikë” në ushqimin që ua kishin servuar.

Duke mos dashur që të futen në telashe, menaxhmenti i restorantit u ofroi zbritje prej 20 për qind. Por ata u larguan pa paguar as edhe një qindarkë.

E pas analizimit të pamjeve, policia ka konfirmuar se ka filluar hetimet ndaj kësaj familje nën akuzën për mashtrim.

Khan i njohur për zemërgjerësinë e tij, kishte shërbyer ushqim falas gjatë Krishtlindjeve për 150 familje.

Madje thotë se nuk do t’i kishte kërkuar fare para kësaj familje, po ta kishte ditur se nuk kanë para. /Telegrafi/