LAJMI I FUNDIT:

Për ta financuar pushtimin e Ukrainës, Putin e nxjerrë në shitje vilën e Stalinit – pronari i ri duhet të ndajë 400 milionë dollarë

Për ta financuar pushtimin e Ukrainës, Putin e nxjerrë në shitje vilën e Stalinit – pronari i ri duhet të ndajë 400 milionë dollarë

Vladimir Putin ka probleme të mëdha financiare dhe po kërkon burime të ndryshme të financimit të pushtimit të Ukrainës.

Rusia ka nxjerrë në shitje shtëpinë e ish-udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Josif Stalinit, e cila ndodhet në kryeqytetin rus, Moskë.


Shtëpia do të shitet përmes ankandit ndërsa çmimi fillestar është rreth 400 milionë dollarë (375 milionë euro).

Në fund të viteve ’80 aty u organizua një qendër rehabilitimi për fëmijët me kancer.

Në vjeshtën e vitit 2004 ndërtesa u mbyll për riparim, por nuk u krye. Tani ajo është e braktisur.

Ndryshe, Stalini ishte udhëheqës i Bashkimit Sovjetik nga mesi i viteve 1920 deri në vdekjen e tij në vitin 1953. Duke mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ai ishte efektivisht diktatori i shtetit.

Stalini ishte një nga shtatë anëtarët e Byrosë së parë Politike, e themeluar në vitin 1917 për të menaxhuar Revolucionit Bolshevik, së bashku me Leninin, Zinovievin, Kamenievin, Trockin, Sokolnikovin dhe Bubnovin.

Midis revolucionarëve bolshevikë që morën pjesë në revolucionin rus të 1917, Stalini u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të partisë në 1922. Ai më pas arriti të konsolidojë pushtetin pas vdekjes së Leninit në vitin 1924 duke zgjeruar funksionet e rolit të tij, dhe duke eliminuar çdo opozitë.

Ai mbeti sekretar i përgjithshëm derisa u hoq në vitin 1952, njëkohësisht duke shërbyer si kryeministër i Bashkimit Sovjetik nga viti 1941 e më pas. Ai ndërroi jetë më 5 mars të vitit 1953. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori