LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të temperaturave të ulëta, Kavadari gati tre ditë përballet me mungesë të ujit

Për shkak të temperaturave të ulëta, Kavadari gati tre ditë përballet me mungesë të ujit

Si rezultat i temperaturave të ulëta e cila ka shkaktuar ngrica në sistemin e ujësjellësit rajonal ‘Llukar’, është arsyeja që qytetarët e Kavadarit gati tre ditë përballen me mungesën e ujit të pijshë, informoi sot kryetari i komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

‘Në shkallë enorme temperaturat e ulëta kanë shkaktuar ngrirje edhe në pjesët centrale më të thella të Ndërmarrjes publike ‘Komunalec’.

Panov bëri thirrje deri te të gjithë shfrytëzuesit e ujit në këtë periudhë kur ka temperatura të ulëta të përmbahen nga lëshimi i ujit të panevojshëm nga çezmat jashtë. Në të kundërtën çezmat të mbyllen tërësisht. /Telegrafi/