LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të aksidentit tragjik, sot dhe nesër anulohet ‘Gosfest 2016’

Për shkak të aksidentit tragjik, sot dhe nesër anulohet ‘Gosfest 2016’

Komuna e Gostivarit më herët në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, njoftoi opinionin se sonte vazhdon ‘Gosfest-2016’, por nga Komuna poashtu njoftojnë se ky manifestim tradicional nuk do të mbahet për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi sot, ku një i ri nga ky qytet, humbi jetën.

Edhe një aksident, vdes 30 vjeçari nga Gostivari (Foto)
Lexo po ashtu Edhe një aksident, vdes 30 vjeçari nga Gostivari (Foto)

‘Për shkak të aksidentit tragjik në të cilën humbi jetën një djalë i moshës se re, Komuna e Gostivarit anulon aktivitetet e parapara për të premten dhe të shtunën.


Në lidhje me realizmin e aktiviteteteve të njëjta, opinioni do të informohet në kohë.

Komuna e Gostivarit dhe kryetari, Nevzat Bejta shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit.

Varrimi i tij do të bëhet sot me namazin e Ikindisë’, thonë nga Komuna. /Telegrafi/

Filloi manifestimi ‘Gosfest-2016, sonte përsëri program i pasur kulturor!
Lexo po ashtu Filloi manifestimi ‘Gosfest-2016, sonte përsëri program i pasur kulturor!