LAJMI I FUNDIT:

BE për Maqedoninë dhe Shqipërinë këtë vit nuk ka planifikuar asnjë konferencë ndërqeveritare

BE për Maqedoninë dhe Shqipërinë këtë vit nuk ka planifikuar asnjë konferencë ndërqeveritare

Vendet anëtare të BE-së arritën të arrijnë një kompromis për konkluzionet për zgjerimin, por ambicia për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën nuk është pjesë e tyre, tha korrespondenti i AIM-s nga Brukseli.

Edhe pse presidenca sllovene doli publikisht me shpresën se negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të fillonin në fund të këtij viti dhe kjo thuhej shprehimisht në draft-konkluzionet, pas negociatave të sotme mes ministrave të çështjeve evropiane afati kohor nuk u mbajt.


Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së kanë shprehur kënaqësinë për kompromisin e zgjerimit, duke e quajtur atë një “kryevepër të aftësisë së BE-së për të ndërtuar një kompromis”, theksoi zv. presidentja e Komisionit Evropian Vera Jourova.

Megjithatë, ai kompromis nuk përfshin më afatin për fillimin e negociatave “deri në fund të këtij viti”.

Në pyetjen e AIM-së nëse Sllovenia është e zhgënjyer që nuk e ka përmbushur ambicien e saj dhe nëse kjo është shenjë se qeveria e re bullgare nuk është e gatshme që shpejt t’i hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut, Presidenca sllovene tha se është e kënaqur me kompromisin përfundimtar.

“Ajo që është e rëndësishme janë konkluzionet e Këshillit, nuk i krahasojmë me draftet e mëparshme, disa formulime janë këtu para dy muajsh e më shumë, por duke qenë se negociatat për dokumente të tilla janë shumë të gjata, sot do ta vlerësoja patjetër si një sukses”, tha sekretari për Çështjet evropiane të Sllovenisë, Gasper Dovzhan.

Më tej ai theksoi se ky është “një shembull i frymës së kompromisit dhe bashkëpunimit besnik të shteteve anëtare”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori