LAJMI I FUNDIT:

Për konviktin në Universitetin e Tetovës do të pritet deri në vitin e ardhshëm

Për konviktin në Universitetin e Tetovës do të pritet deri në vitin e ardhshëm

Premtimi ishte se me fillimin e vitit akademik do të përfundojë edhe ndërtimi i konviktit në Universitetin e Tetovës. Këtë premtim e kishte dhënë ministri aktual i Arsimit, Jeton Shaqiri. Ai në muajin janar kishte thënë se dëshira e tij është që me fillimin e vitit të ri akademik, konvikti të jetë gati. Mirëpo, si duket studentët që vijnë nga jashtë dhe studiojnë në Universitetin e Tetovës do të duhet akoma që të presin që të lëshohet në përdorim ky konvikt. Problemet janë shfaqur në fazën e fundit të ndërtimit, shkak për këtë janë çmimet e larta. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, tha se kanë dështuar dy tender të mëhershëm.

“Konvikti është procedura e tretë, dhe unë dua që kësaj radhe pas rishikimit të projektit, pas korrigjimit të vlerës së projektit, dua që konvikti I ri në semestrin e ri veror, student të ketë të vendosur brenda në konvikt. Është në fazë të fundit publikimi I pranimit të ofertave të tenderimit publik. Kishim dy tentime të mëparshme, jo të suksesshme, një për arsye të çmimit, shkaku i ndryshimit të çmimeve që ndodhën dhe disa vështirësive teknike që ndodhën, por kësaj radhe, nëse çdo gjë që shkon ashtu siç duhet të ketë zgjidhje, menjëherë të fillojë të punohet”, tha Jeton Shaqiri. Më tej, ai tha se ka edhe disa obligime që duhet të kryejnë pushteti lokal në Tetovë dhe vet Universiteti i Tetovës.


“Kemi rënë dakord me rektorin se edhe komuna ka disa obligime që të realizojë, siç është kyçja në ujësjellës, kanalizim, ndërsa pjesa tjetër do të jetë një konvikt më modern në vend, prandaj ja ka vlejte koha që kemi pritur”, deklaroi ai.
Ndryshe, Ministri Shaqiri, në një vizitë që realizoi në këtë universitet në fillim të këtij viti, tha se nëse nuk arrijnë që të realizohet ky projekt atëherë përgjegjësi do të duhet që pikërisht të kërkohet nga ai. Në bazë të marrëveshjes së arritur dhe në bazë të planit që është bërë në konviktin do të duhet të ketë 308 shtretër për student. Si projekt fillestar ishte paraparë ndërtimi i një konvikti shtatë katesh. Por më pas Ministria e Arsimit ndryshoi projektin duke e bërë atë pesëkatësh, duke i larguar nga objekti dy kate dhe përafërsisht rreth 1400 metër katrorë.

Universiteti i Tetovës dje përuroi tre Amfiteatrot me 3 emra që bënë historinë, jo vetëm të UT-së, por të mbarë arsimit në Maqedoninë e Veriut. Abdylselam Emini, dëshmori i arsimit shqip, Rafi Halili, veprimtar i çështjes kombëtare dhe ish i burgosur politik dhe Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi janë tre amfiteatrot e reja të UT-së. Në këtë përurim i pranishëm ishte edhe kryetari i BDI-së, si dhe zëvendëskryeministri Artan Grubi./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Kronika e Zezë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Lajme
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Kronika e Zezë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori