Për këtë shqiptare 12 vjeçe u çuan në këmbë të gjithë në spektaklin gjerman (Video)

Kandidatja shqiptare e “Das Supertalent”, 12-vjeçarja Aulona Morina, tashmë është një këngëtare e talentuar. Për tri vite ajo po merr mësimet e pianos në shkollën e këndimit, që një ditë ta shijojë ëndrrën e saj të madhe për t’u bërë një këngëtare e njohur ashtu siç është idhulli i saj, Adele.
Për të realizuar këtë ëndërr, Aulona ka bërë një hap afër saj. Ajo u prezantua të shtunën më këngën e preferuar “Scyscraper” nga Demi Lovato në skenën e shou programit “Das Supertalent”, shkruan rtl.de, ndërsa transmeton albinfo.ch.
Dieter Bohlen, pjesëtar i jurisë së shout “Das Supertalent”, thotë se rrallë dëgjon një zë kaq të mirë.
Fakti se Aulona kishte zgjedhur këngën “Scyscraper”, juria ishte paksa skeptike. Sapo filloi këndimin, zëri dhe të kënduarit më ndjenja “pushtoi” sallën ndërsa juria mbeti e habitur. Pas performancës, në shenjë respekti për 12 vjeçaren nga Kosova, publiku ngritët i tëri në këmbë.
Mjaft euforik ishte edhe anëtari i jurisë, Bruce Darnell, i cili për shkak të moshës së re që kishte Aulona, nuk kishte besuar se do të bëjë një paraqitje aq të mirë.
“Është hera e parë që e them këtë. Ti ke treguar ndjenja, ndjenja, ndjenja. Dhe unë e dua këtë”, është shprehur ai.
Edhe Inka Bausel mbeti e entuziazmuar, derisa i mahnitur mbeti pop-titani gjerman, Dieter Bohlen, i cili në fillim ishte i dyshimtë për zgjedhjen e këngës që ka bërë 12-vjeçarja.
“Një vajzë kaq e re si ti, dhe këndon më kaq intensitet dhe më kaq ndjenjë, kjo është diçka madhështore. Rrallë kam dëgjuar një zë si i yti”, ka thënë ai.
Pas lëvdatave të shumta, Aulona mori tri herë “po” nga juria dhe një yll.
Pos Aulonës, deri më tash paraqitje të bukur kanë bërë edhe vëllezërit Keça, të cilët javë më parë u prezantuan me një vallëzim interesant dhe vazhduan garën.




















































