Për festën e ditës së flamurit shqiptar, Xhaka e dërgon të fejuarën në koncertin e Justin Bieberit (Foto)

Granit Xhaka ka qenë i angazhuar gjatë fundjavës me skuadrën e Arsenalit në takimin e fituar kundër Bourthnemouthit.
Por, futbollisti shqiptar ka gjetur pak kohë që së bashku me të fejuarën Leonita Lekaj të shkojë në koncertin e Justin Bieberit.

Me këtë rast, Lekaj ka publikuar disa fotografi dhe një video prej koncertit, ku dyshja përpiqet të këndojë këngët e Bieberit, transmeton Telegrafi.
“Në koncertin e Bieberit. Ne nuk po mundemi të këndojmë këngën”, ka shkruar Lekaj në Instagram.
Ndryshe, në këtë koncert ka qenë i pranishëm edhe futbollisti tjetër i Arsenalit, Shkodran Mustafi. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































