Të gjithë në të fusim lecka, folie, qese dhe rekuizita të ndryshme, ndërkaq prodhuesit e shporeteve e bëjnë për diçka krejt tjetër.

Me siguri edhe ju jeni ndër ata shumë njerëz të cilët në syzën nën furrë mbani letra për pjekje, folie, kapakë apo kallëpe për ëmbëlsira, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, pa marrë parasysh se për çfarë tani e përdorni, me siguri nuk ju shërben për atë që prodhuesit vërtet e kanë punuar!

Në të vërtetë, kjo syzë pikërisht shërben për mbajtjen ngrohtë të ushqimit!

Kjo është “syzë e ngrohtë” në të cilën mund të lini ushqimin pas pjekjes dhe ai do të qëndrojë në temperaturë për t’u shërbyer.

Reklama

Nëse akoma keni udhëzimin për shporetin tuaj, shikoni se çfarë shkruan në të.

Reklama

Gjithmonë në të vini ushqimin e ngrohtë. Ushqimin e ftohtë apo atë në temperaturë dhome nuk mundeni ta ngrohni apo ta zieni në syzën e ngrohtë.

Nëse deri tani nuk e keni përdorur, mund t’ju shërbejë që ta mbani ushqimin të ngrohtë kur mysafirët t’ju vonohen. /Telegrafi/