LAJMI I FUNDIT:

Për çdo javë vdes një punëtor në Maqedoni në vendin e punës

Për çdo javë vdes një punëtor në Maqedoni në vendin e punës
Foto: Arkiv

Punëdhënësit i respektojnë masat për siguri gjatë punës vetëm kur vjen kontrolla e inspektorëve, ndërsa obligimin ligjor për kushte të duhura të të punësuarve në aspekt të sigurisë e konsiderojnë si harxhim shtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu thotë Millan Petrovski, kryetar i Shoqatës maqedonase për siguri gjatë punës. Kjo u tha para promovimit të standardeve për siguri dhe shëndet gjatë punës.


Të punësuarit duhet të informohen, t’i dijnë të drejtat e tyre, kurse institucionet duhet të zbatojnë sistem analize të fatkeqësive të bazuar në një metodologji të pranuar për të ditur saktë se sa jemi të shëndoshë, të aftë ose jo, për punë.

Sipas agjencisë së lajmeve AIM, statistikat tregojnë se në Maqedoni, në çdo javë mbytet një njeri në vendin e punës, ose 44 në vit, ndërkaq më të rrezikshme janë profesionet e ndërtimtarisë, transportit, bujqësisë dhe metalurgjisë së zezë./Telegrafi/