LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i kurbanit, për blerësit shtrenjtë, për shitësit lirë

Çmimi i kurbanit, për blerësit shtrenjtë, për shitësit lirë

Për një javë rresht në komunën e Prizrenit po shiten bagëti të imta dhe gjedhe për festën e Kurban Bajramit.

Këtë vit çmimi mesatar i një kurbani është caktuar nga Bashkësia Islame në vlerë prej 160 eurosh.


Kjo festë iu mundëson blegtorëve gjenerimin e të ardhurave për shpenzimet familjare dhe mbajtjen e tufave të bagëtive.

Festa e besimtarëve islam, “Kurban Bajrami” ka bërë që hapësirat e lira në komunën e Prizrenit të shfrytëzohen për shitjen e bagëtive të imta dhe gjedhëve.

Çmimet për një qengj, dele, apo kilogram të mishit të gjedhëve ka qenë i ndryshëm.

“250 kushtonte, 220 e bleva diqysh, se unë e pres çdo vit për Kurban Bajram, gjysma shpërndahet për shembull , gjysmën e mbaj vetë”, thotë për RTK-në blerësi Agron Hameli.

“Jam nga Zlipotoku i Dragashit erdha për të blerë dhe prerë kurbanin pas vdekjes së burrit. Kurbani ka kushtuar 220 euro ndërsa duhet me dhanë, sepse mua më ka shku njeri e për kurban nuk pyes”, thotë Fejzia Hamza, një blerëse tjetër.

Për blegtorët ky çmim nuk është i kënaqshëm, pasi siç thonë ata, blegtoria ka shumë shpenzime.

“Sot është e treta ditë, kam shitë nja 40 copa, më i madhi ka qenë 60 kilogram, ndonjëri 50, ndonjëri 35, 40 e kështu”, thotë shitësi Galip Alishani

“Bashkësia Islame e ka caktu, por nuk e ka caktu sa duhet. Sa po bëjmë mund e drithi shtrejt, e të gjitha shtrenjt”, thotë Selim Ahmetaj, shitës nga Prizreni. “Nëse i krahason me të tjera çmime që janë në hava, çmimi për kurban nuk është naltë”.

Këtë vit Bashkësia Islame në Prizren ka caktuar çmimin mesatar për një kurban në vlerë prej 160 eurosh . Ndërkaq Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka apeluar tek qytetarët që therja e bagëtive të bëhet vetëm në thertoret e licencuara.