LAJMI I FUNDIT:

Për ata që dëshirojnë të blejnë një Aston Martin Valour, ka një lajm të keq – tani është tepër vonë!

Për ata që dëshirojnë të blejnë një Aston Martin Valour, ka një lajm të keq – tani është tepër vonë!

Nëse do të donit të keni një Aston Martin Valour, ndoshta pak vonë!

Kjo pasi që firma britanike ka shitur tashmë të 110 ekzemplarët e supermakinës V12 vetëm dy javë pasi lansoi modelin e edicionit special me çmim të lartë, përcjell Telegrafi.


Ndërsa shitja e 110 njësive të një makine mund të mos tingëllojë aq mbresëlënëse, Valor thuhet se do të kushtojë midis 1 dhe 1.5 milion £ (1.17 – 1.75 milion euro) në varësi të mënyrës se si është e pajisur).

Ajo ka një V12 5.2-litërsh me turbo dyfishtë dhe me 705 kuaj fuqi (526 kW / 715 PS) dhe 555 lb-ft (753 Nm) çift rrotullues në rrotat e pasme.

Kjo do të mjaftojë për të arritur shpejtësinë 96 km/h në vetëm 3.4 sekonda, në rrugën e saj drejt një shpejtësie maksimale prej 200 mph (322 km/h). /Telegrafi/