LAJMI I FUNDIT:

Për 12 vite, mbi 5 mijë vende të rezervuara për studentët e komuniteteve jo-shumicë në UP, vetëm 237 diplomuan

Për 12 vite, mbi 5 mijë vende të rezervuara për studentët e komuniteteve jo-shumicë në UP, vetëm 237 diplomuan

Gjatë periudhës 2008-2020 në të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës janë paraparë 5 mijë e 372 vende për komunitetet jo-shumicë, prej të cilave vetëm 990 vende janë plotësuar, ndërkaq nga ta 237 kanë diplomuar.

Këto të dhana janë nxjerrë nga raporti “Përfshirja e studentëve të komuniteteve jo-shumicë në Universitetin e Prishtinës”, i cili u promovua javën e kaluara nga organizata joqeveritare Admovere, me mbështetje nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).


Ky raport, i hartuar nga Fitore Metbala dhe Aulonë Memeti, ofron një analizë të masave afirmative për studentët e komuniteteve jo-shumicë dhe efektin e tyre ndër vite.

Më konkretisht, publikimi përfshin të dhëna të detajuara statistikore për numrin e vendeve të rezervuara, numrin e të pranuarve dhe numrin e të diplomuarve nga radhët e komuniteteve jo-shumicë (romë, ashkalinj, egjiptianë, goranë, serbë, boshnjakë dhe turq), për secilin fakultet të UP-së, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, e deri më sot.

Përpos statistikave bazike dhe analizës së efekteve të masave të deritanishme, raporti sqaron se çka tregojnë numrat e arsimit të komuniteteve në UP ndër vite dhe shpjegon shkaktarët e këtyre rezultateve, qofshin kushtet ekonomike, mungesa e njohjes së avancuar të shqipes apo mungesa e interesimit për arsye tërësisht tjera.

“Sipas gjetjeve të raportit, gjatë periudhës 2008-2020 në të gjitha fakultetet e UP-së janë paraparë 5 mijë e 372 vende për komunitetet jo-shumicë. Pavarësisht këtij numri, gjatë gjithë këtyre viteve, vetëm 18.42% e vendeve janë plotësuar me 990 studentë të pranuar nga komunitetet jo-shumicë. Prej tyre, vetëm 237 ose 23.93% studentë nga komunitetet jo-shumicë kanë diplomuar nga UP-ja për 12 vite”, thuhet në komunikatën për medie.

Po ashtu, sipas raportit gjatë kësaj periudhe, më së shumti janë plotësuar vendet e rezervuara për komunitetet jo-shumicë në Fakultetin e Mjekësisë me 50.36%, Fakultetin Filologjik me 25.79% dhe Fakultetin Filozofik me 25.21%.

Tutje sipas raportit, komunitetet me më së shumti të diplomuar janë komuniteti turk me 119 të diplomuar, komuniteti boshnjak me 92 të diplomuar dhe komunitetet romë dhe egjiptian me nga 9 të diplomuar secili.

Kurse sa i përket akomodimit të studentëve të komuniteteve jo-shumicë në konvikte, nga viti 2008-2019, në konvikte janë vendosur mbi 900 studentë të komuniteteve jo-shumicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori