LAJMI I FUNDIT:

Për 1 qershor, nxënësve në Shtime iu shfaq film me përmbajtje të dhunshme

Për 1 qershor, nxënësve në Shtime iu shfaq film me përmbajtje të dhunshme

Të enjten e 1 Qershorit, në Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve, Drejtoria e Arsimit në komunën e Shtimes u ka transmetuar filmin “Balonat” fëmijëve të klasës së parë dhe të dytë. Mirëpo, ky film përmban pamje të dhunshme, atë të një plagosjeje të një vajze të mitur, gjë për të cilën prindërit e fëmijëve kishin shfaqur shqetësime për këtë.

Skena nis në minutën 50:28, me ç’rast, shfaqen një djalë dhe një vajzë, fëmijë, duke valëvitur balonën në ajër. E njëjta më pas përcillet me një oficer, i cili heq armën nga brezi dhe ua drejton fëmijëve. I njëjti edhe qëllon. Gjersa balonën e merr ajri, pamjet tregojnë vajzën e qëlluar në gjoks dhe plagën nga arma.


Se cila ishte arsyeja e kësaj përzgjedhjeje, Portali Dukagjini ka kontaktuar me drejtoreshën e DKA-së në Shtime, Yllka Fejzullahun, mirëpo nga e njëjta, edhe pse u premtua përgjigje, nuk është përgjigjur deri në momentin e publikimit të artikullit.

Megjithatë, Portali Dukagjini mori një përgjigje nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se nuk është e informuar për rastin specifik, mirëpo tha se fëmijët po ballafaqohen me materiale të ndjeshme.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

“Çështja e adresimit të sigurisë në shkollat tona është një nga prioritetet, nuk e di specifikisht për këtë rast. Jemi të vetëdijshëm që fëmijët tanë ballafaqohen me lloj-lloj informatash, me materiale që janë lehtë të qasshme që nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre. Së fundmi, ne kemi pasur një angazhim sa i përket çështjes së edukimit mediatik dhe sigurisë së fëmijëve në internet”.

”Vitin e kaluar kishim një ngjarje bashkë me Doku Festin, me përkrahjen e OSBE-së, për edukimin mediatik. Në sistemin e arsimit kjo temë trajtohet në mënyrë interdiciplinare, pra, nuk është si një lëndë e veçantë, por në kuadër të lëndëve të ndryshme. Sigurisht pas parasysh moshën e fëmijëve, dizanojmë materiet që ju prezantohet që punohet, ka shkolla ku ekziston si lëndë e veçantë, si lëndë zgjedhore”, ka thënë Nagavci, në emisionin “Radar” të Radio Dukagjini.

Pamjet e tilla për fëmijët e moshave të vogla janë shqetësuese ka thënë sociologu, Jeton Brajshori.

Sociologu Jeton Brajshori

Në një përgjigje për Portalin Dukagjinin, Brajshori ka deklaruar se veprime të tilla janë të dëmshme dhe nuk duhet përsëritur më. Sipas tij, veprime të tilla mund të ndikojnë në raportet e tyre me shoqërinë.

“Është shqetësuese se pse është shfaqur një film i tillë, i cili nuk përkon fare me kohën në të cilën jetojmë dhe me sistemin në të cilin është bazuar filmi. Fëmijët në ditën e tyre duhen të jenë të hareshëm dhe mos të traumatizohen me filma të tillë. Ka shumë filma të tjerë të cilët i bëjnë fëmijët të ndihen mirë dhe t’i imitojnë personazhet e tyre”.

”Ky veprim është shumë i dëmshëm dhe duhet pasur kujdes në të ardhmen që të mos përsëriten gabime të tilla”, ka thënë ai, gjersa ka theksuar se “Fëmijët në moshën e tyre të re janë edhe shumë të brishtë dhe preken lehtë. Të shohin plagosjen e një vajze duke lozur me balona është shumë e rëndë dhe ndikon shumë edhe në aspektin psikologjik duke mos e ndier veten rehat, dhe nga skenat e para mund që të shkaktojë edhe ankth dhe pasiguri tek vetja dhe tek të tjerët, pra edhe shoqërinë e vet fillon ta marrë me rezerva”, ka thënë Brajshori.

Tutje, Brajshori vlerëson se një formë e tillë e të rriturit të fëmijëve nuk duhet aplikuar, gjersa thekson se ajo ndikon drejtpërsëdrejti në personalitetin e tyre.

“E ardhmja e kësaj shoqërie janë fëmijët. Ne e kemi obligim të kujdesemi dhe t’i edukojmë si duhet. Nuk duhet fëmijët të rritën duke parë skena dhune, sepse kjo ndikon direkt në personalitetin e tyre, pra, ne nuk duhet t’ua projektojmë të ardhmen atyre duke shfaqur skena, filma me skena dhune dhe depresive, por që duhet biseduar me ta dhe shiquar gjëra të cilat i bëjnë të ndihen mirë!”, ka deklaruar Brajshori.

Filmi “Balonat” i vitit 1979, është prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re” me skenar të Muharrem Skenderi, Halil Kamberi dhe regji të Ismail Zhabjaku.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori