Pasi e transferoi para më shumë se një jave, Llapi ka prezantuar Ardit Peposhin.

Klubi llapjan po vazhdon me përforcime për edicionin 2020/21, derisa sot (e hënë) e prezantoi mbrojtësin  shqiptar.


“Është finalizuar marrëveshja 1 vjeçare e arritur ditë më parë ndërmjet KF Llapit dhe mbrojtësit të majtë, Ardit Peposhi”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Peposhi ishte pjesë e skuadrës së Bylysit në Shqipëri, ndërsa nga edicioni i ri do të luajë në Superligën e Kosovës.

Mbrojtësi shqiptar u prezantuar nga trajneri Tahir Batatina, derisa i uroi suksese lojtarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app