Edhe pse janë lider në Ligën Premier, Manchester City dhe Pep Guardiola, nuk kanë të ndalur me shpenzime, ndërsa tani kosto e mbrojtjes ka shkuar në 269.5 milionë euro.

Aymeric Laporte pritet të zbarkojë në Etihad Stadium për 65 milionë euro dhe pesë milionë euro të tjera bonuse.


John Stones dhe Laporte kanë një stil të njëjtë të lojës dhe ish trajneri i Barcelonës, mund të kthehet me mbrojtjen me tre lojtarë, duke e përfshirë edhe Nicolas Otamendin.

Laporte erdhi pasi që Virgil van Dijk kaloi te Liverpooli, po në këtë janar.

Në verën e vitit 2017, Manchester City, kishte liruar lojtarë si Pablo Zabaleta, Gael Clichy dhe Aleksandar Kolarov.

Por pas largimit të tyre u blenë edhe emra si Benjamin Mendy, Kyle Ëalker, Danilo dhe John Stones.

Por në skuadër kanë mbetur edhe emra si Vicent Kompany dhe Elaquim Mangala. /Telegrafi/

Aymeric Laporte (70 milionë euro) – dimër 2018

laporte

Benjamin Mendy (57.5 milionë euro) – verë 2017

15167500988427

Kyle Walker (57 milionë euro) – verë 2017

15167501143821

Danilo (30 milionë euro) – verë 2017

15167501279262

John Stones (55 milionë euro) – verë 2017

15167501426300

telegrafi sport app