LAJMI I FUNDIT:

Pensionistja nuk mund të flinte, doli dhe voziti me shpejtësi prej 240 kilometrave në orë (Foto)

Pensionistja nuk mund të flinte, doli dhe voziti me shpejtësi prej 240 kilometrave në orë (Foto)

Forcat e rendit në Belgjikë, e kanë ndaluar një pensioniste që voziste me shpejtësi enorme veturën e saj Porsche.

Gruaja 79-vjeçare, ka thënë se nuk ndjehej mirë dhe nuk e zinte gjumi, prandaj doli të bënte xhiro që të qetësohej, transmeton Telegrafi.


Por, me 240 kilometra në orë, ajo kaloi çdo normë të shpejtësisë dhe tani duhet të përballet me drejtësinë.

“Nuk e kisha idenë që është aq shpejtë, e pranoj dënimin që më ndani”, ka thënë ajo para gjykatësit.

Megjithatë, ajo nuk ka bërë ndonjë aksident me këtë Porsche, që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.7-sekonda. /Telegrafi/