LAJMI I FUNDIT:

Pensionistët, të pakënaqur me vendimin e Qeverisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ditën e martë, ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për rritjen e pensioneve për 4 kategori  të pensionistëve. Pensioni bazik tanimë nuk do të jetë nën 100 euro.

Pensionistët në kryeqytet kanë shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të qeverisë.


Shemsi Berisha, thotë se nuk e ka vënë re që ka rritje të pensioneve nga ana e Qeverisë, duke e konsideruar si “asgjë”.

“Asgjë nuk kanë rritë 100 euro ka qenë qe 3,4  muaj ashtu kanë qenë. Asgjë nuk kanë rrit asgjë nuk kanë bë sa i përket pensionisoneve. Po shpresojmë që po thonë një buxhet më i madh për këtë vit. Mirëpo këto kategoritë e ulëta mos pyet, por edhe ne pensionistët kontribut dhënës e kemi të ulët pensionin ”, u shpreh Berisha.

Shemsi Berisha, pensionist

Ndërkaq Sejdi Merkaja e konsideron edhe si turp për qeverinë që ka vepruar vetëm me rritjen e pensionit minimal.

“Është turp që qeveria të veprojë në këtë mënyrë që me e rrit vetëm pensionin minimal. Është dashur të shkohet me rritje për të gjitha pensionet. Të kemi një pension më dinjitoz në mënyrë që të kemi një jetë më mirë sepse pensionistet janë shtresa më e dëmtuar e Kosovës”, tha Merkaja.

Sejdi Merkaja, pensionist

Kurse për disa të tjerë këtë e arsyetojnë me mos buxhetin e mjaftueshëm të qeverisë.

“Nuk i ka rritë mjaftueshëm mirëpo nuk ka para për më shumë. Neve që  jemi pensionist me kontribute nuk na e kanë rrit, nashta na e rritin më vonë dikur”.

E në anën tjetër qytetari Selatin Nikçi thotë se ndjehet i lodhur me diferencimet që u janë bërë pensionistëve nga ana e qeverisë.

“Unë i vetëm katër fjalë bëni të fala Kryetarit të Qeverisë sepse këto diferencimet ma kanë pru shpirtin në fyt qe një shekull. Tani mos të bënë diferencime këtij po ia rriti kaq, këtij kaq. Prej të parit deri tek i mbrami le ta rrit sipas, kushteve të Republikës së Kosovës jo kështu të bëjë diferencime. Unë jam pensionit kontribut dhënës dhe i marr 180 euro”, u shpreh Nikçi.

Po ashtu edhe Rifat Hajdari, konsideron se rritja në 100 euro, nuk mjafton as për barna.

“Pensionet shumë të vogla, me 100 euro çka të bëjë me to, vetëm për barna nuk mjaftojnë. E arsyetoj këtë rritje nga Qeveria mirëpo prapë të vogla janë”, deklaroi Hajdari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori