LAJMI I FUNDIT:

Pensionistët të lodhur nga paraqitja e tyre çdo gjashtë muaj për pensione (Video)

Pensionistët të lodhur nga paraqitja e tyre çdo gjashtë muaj për pensione (Video)

Pensionistit 74 vjeçar, Nezir Hajdari, çdo gjashtë muaj i duhet të paraqitet në institucione dhe të ndjek një sërë procedurash vetëm për të dëshmuar të drejtën se mund ta marrë pensionin e tij. Kjo për shkak të legjislacionit në fuqi.

Ai thotë për RTV Dukagjinin se një procedurë e tillë është maltretim për të dhe familjen.


“Djali më qon me marrë penzinë, se ndryshe nuk mundem me marrë. Na të gjithë kemi kontribuar për këtë vend, e tash me i shkelë të drejtat e pensionerëve”, shprehet Nezir Hajdari.

Sinan Duli, 80 vjeçar, ndan të njëjtin mendim dhe thotë se ky ligj po i mbyt ata.

“Veç me na mbytë, maltretim boll është për ne. Këtë ligj është dashur ta heqin moti”.

Ka edhe raste më të rënda kur pensionistët janë ne gjendje të keqe shëndetësore, por duhet të paraqiten domosdoshmërisht një herë në gjashtë muaj.

Enver Haziri tregon se si i duhet ta dërgojë nënën e tij të paralizuar vetëm për të dëshmuar që ajo është gjallë dhe k të drejtën e pensionit.

“Nënën e kam të paralizuar, veturë temën nuk kam, duhet me pagua një taksi, ka maltretime të mëdha dhe qanë qatë rrugës”, shprehet Enver Haziri.

Kryetari i Sindikatës së Pensionistëve, Sylejman Meta thotë se ata janë munduar që të gjejnë një zgjidhje pas gjithë këtyre ankesave.

Ai thotë që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale po e shqyrton çështjen për ndryshim.

Ndërkaq, Udhëheqësi i Departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Punës, Bahri Xhaferi, thotë se së shpejti do të ketë ndryshime dhe lehtësira pasi është aprovuar kërkesa nga qeveria.

“Do ta bëjmë një plotësim të udhëzimit administrativ për kohën që duhet të paraqiten pensionistët. Ne kemi një planë orientues që pensionistët duhet të lajmërohen një herë në vit”, shprehet Bahri Xhaferi.

Sipas Skemës Pensionale vlera e pensionit të moshës është 80 euro në muaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori