LAJMI I FUNDIT:

Pensionistes i gjejnë në banesë trupin e nënës së vdekur para 30 vitesh (Foto)

Pensionistes i gjejnë në banesë trupin e nënës së vdekur para 30 vitesh (Foto)

Brenda një banese në Ukrainë, ku një grua jetonte e vetmuar, është gjetur edhe një trup i mumifikuar, që dyshohet të jetë i nënës së saj.

Policia besojnë se 77-vjeçarja i ka mbajtur këto mbetje trupore për 30 vjet, në mesin e shumë mbeturinave, ku ka edhe grumbuj me gazeta të vjetra, transmeton Telegrafi.


Forcat e rendit e kishin gjetur trupin e veshur me rrobae dhe atlete, ndërsa ishte rrethuar me ikona, kur hynë në këtë pronë në Mykolaiv, të ftuar prej fqinjëve të shqetësuar.

E bija e saj – tani e vjetër edhe vet – ishte gjetur e shtrirë në dysheme, e paralizuar në të dy këmbët. Në banesë nuk kishte rrymë, gaz apo furnizim me ujë.

“Fqinjët na ftuan, sepse dyshonin për fatin e të moshuarës. Për ta shpëtuar atë, është dashur të thyhet dera. Pastaj u bë edhe zbulimi i pazakontë”, thuhet në raportin policor.

Raportohet se ajo nuk komunikonte kurrë me fqinjë dhe mbante mbyllur derën e hyrjes. Të shqetësuar për fatin e saj, i linin ushqime të ndryshme para derës, por për një kohë të gjatë nuk kishte dalë t’i merrte.

Derisa e moshuara ndodhet në spital, ekipet forenzike po e hetojnë trupin, ndërsa rastin po e cilësojnë si kriminal. /Telegrafi/