LAJMI I FUNDIT:

Pensioni i Ivanovit, mbi 100 mijë denarë (Video)

Pensioni i Ivanovit, mbi 100 mijë denarë (Video)

Presidenti në largim Gjorgji Ivanov nuk do t’u kthehet amfiteatrove të universitetit. Ai zgjodhi të gëzojë të drejtat që i takojnë si ish president, pension aq sa e kishte edhe rrogën, pra rreth 1500 euro, një zyre në rrokaqiejt në lagjen aerodrom dhe 3 të punësuar.

Megjithatë, Ivanov ka dhe 48 orë mandat dhe të drejta të plota si President. Ende nuk dihet nëse Ivanov do t’i falë të dënuarit për terrorizëm në ngjarjet e 27 prillit, pasi ata pak kohë parë kërkuan nga presidenti që t’i amnistojë. Televizioni Alsat edhe njëherë herë adresoi pyetje në kabinetin e tij në lidhje me faljen e mundshme, por ai përsëri zgjodhi të heshtë, si shumë herë më parë.


Juristi Sejfulla Osmani thotë se është thuajse e pamundur që Ivanov të falë në këto orë mandat që i kanë mbetur. Megjithatë, Osmani thotë se Ivanov do të duhet të përgjigjet edhe për shkeljet ligjore që i ka bërë në të kaluarën, siç ishte rasti me mos-dekretimin e ligjeve të miratuara në Kuvend.

“Mendoj se mundësia është shumë e vogël që të ndodh një gjë e tillë. Kryetari në ikje mendoj se edhe teknikisht nuk ka mundësi që për 24 orë t’i kompletojë të gjithë këto procedura të sjell një akt të tillë, së paku ai duhet vendimet që i sjell edhe t’i shpall në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë, një mundësi e tillë nuk ekziston.  Po që se bën një veprim të tillë ai do të bëj edhe shkelje ligjore, gjë e cila nuk i ka munguar edhe në të kaluarën në disa raste ne kemi pasur evidente kur ai nuk ka respektuar as kushtetutën e as ligjin e posaçërisht kur bëhet fjalë për ligje që për së dyti herë janë lexuar dhe votuar në Kuvend, mendoj se në në të ardhmen organet përgjegjëse duhet të marrin veprime adekuate ligjore”, tha juristi Sejfulla Osmani.

Kryetarja e Komisionit për Sistem Politik në OBRM-PDUKM Tanja Karakamisheva ka kërkuar nga Ivanov që orët e fundit si President t’i shfrytëzojë duke i amnistuar të dënuarit e 27 prillit. Megjithatë ekspertët juridik janë të ndarë rreth asaj nëse neni 11 i ligjit për falje ekziston në sistemin e drejtësisë apo jo. Prandaj edhe funksionarët qeveritarë me opozitarët interpretojnë në mënyrë të ndryshme këtë çështje./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori