LAJMI I FUNDIT:

Pensionet për muajin dhjetor në Maqedoni do të paguhen nga 27 dhjetori

Pensionet për muajin dhjetor në Maqedoni do të paguhen nga 27 dhjetori

Qeveria në mbkedhjen e sotme miratoi Vendimin që pagesa e pensioneve për muajin dhjetor të bëhet nga 27 dhjetori.


Qeveria u rekomandoi bankave që të sigurojnë pensionet përmes bankomateve nga kjo datë.

Për pensionistët që nuk përdorin kartela, bankat mund të sigurojnë para të gatshme në katër grupe edhe atë sipas lartësisë së pensioneve.

Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27.12.2022

Për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28.12.2022

Për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 29.12.2022

Për pensionet mbi 18.001 denarë pagesa duhet të bëhet më 30.12.2022./Telegrafi/