Sandër Lleshaj
Para disa ditësh, Gjermania miratoi, për herë të parë të historisë së saj pas Luftës së Dytë Botërore, dokumentin e strategjisë kombëtare të sigurisë.
Vetëm fakti që kjo gjë ndodh për herë të parë, meriton një trajtim të posaçëm për të cilin nuk është hapësira këtu. Përmes këtij dokumenti të rëndësishëm strategjik, Gjermania futet në një etapë të re të angazhimit të saj politik, diplomatik, ushtarak dhe ekonomik në skenën evropiane dhe botërore. Por, duke qenë se jemi në ditët e një përpjekjeje të ethshme për të rindezur një zjarr në Ballkan, mendoj se vlen të përmendet vetëm një paragraf shumë i shkurtër tek i cili kushdo mund të gjejë përgjigjen se përse Evropa, e bashkë me të edhe vetë Gjermania, përjetoi periudhën më të gjatë të paqes dhe të lulëzimit në histori pas Luftës së Dytë Botërore.
Dhe, paragrafi është ky: “Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë për paqen, sigurinë, mirëqenien dhe stabilitetin në Evropë e në botë, si dhe për një trajtim të qëndrueshëm të bazave të jetës tonë. Ne jemi vendi me popullsinë më të madhe dhe ekonomia më e madhe e Evropës. Ne veprojmë nën vetëdijen e historisë tonë dhe të fajit që ka vendi ynë për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore dhe Shoahën, tradhtinë ndaj gjithë vlerave të qytetërimit. Pajtimi me fqinjët tanë evropianë dhe përgjegjësia për të drejtën e ekzistencës së Izraelit mbeten për ne një detyrim i përhershëm”.
Pra, Gjermania nuk e quan kurrë të tepërt të ritheksojë botërisht pendesën për fajet e këtij vendi për Luftën e Dytë Botërore. Ajo nuk harron kurrë as përgjegjësinë e vazhdueshme për viktimën e saj, popullin hebre dhe shtetin tij, Izraelin, të krijuar pas luftës. Paqja në Evropë i ka rrënjët te fitorja e Luftës së Dytë Botërore nga fuqitë aleate, te trajtimi që iu bë Gjermanisë së mundur pas luftës dhe tek sjellja plot përgjegjësi e këtij vendi të madh deri më sot.
Pas Luftës së Dytë Botërore, kontinenti evropian përjetoi një luftë të re përgjatë viteve 1990, të shpërthyer nga Jugosllavia, që sot quhet Serbi. Por, në ndryshim nga Gjermania, Serbia u godit por nuk u mposht nga fuqitë aleate. Ajo kurrë nuk i njohu as masakrat dhe as tradhtinë ndaj vlerave të qytetërimit që kreu me egërsi në luftërat e saj kundër popujve të tjerë fqinj në Slloveni, Kroaci, Bosnjë Hercegovinë dhe në Kosovë. Në Gjermani edhe sot njerëzit hezitojnë të flasin për krenari, pikërisht se e mbajnë të gjallë në ndërgjegje përgjegjësinë për atë që kanë bërë paraardhësit e tyre, tashmë disi të largët.
Derisa Serbia gëlon nga krenaria makabre e atyre që kanë ende në duar gjakun e viktimave të shumta të luftërave që Serbia shpërtheu në Evropën moderne. Për fat të keq, Evropa e sotme politike, përpiqet që me një naivitet burokratik të paqetojë Ballkanin, përpara se shteti agresor dhe fajtor, për shpërthimin e luftërave dhe për tragjeditë e tmerrshme që ato shkaktuan, të pranojë përgjegjësinë, të kërkojë falje dhe të angazhohet për paqen e qëndrueshme dhe për respektin ndaj viktimave. Pa ndodhur kjo, duket e vështirë se mund të ndërtohet ndonjë paqe e qëndrueshme dhe prosperitet i vërtetë as për rajonin dhe as për vetë Serbinë.
As vetë Serbia nuk do të mund të çlirohet kurrë nga makthi i krimeve të kryera, pa i njohur ato. Dhe, për këtë nuk mjafton vetëm dënimi i disa individëve të caktuar. Jo! Përveç fajeve individuale ka edhe një faj shtetëror. Faji i një shteti duhet të pranohet nga vetë shteti. Ai nuk mund të shlyhet nga disa individë të dënuar, sidomos kur shokët e tyre vijojnë të qeverisin. Serbia duhet të angazhohet publikisht për ekzistencën e vendeve të saj fqinje ashtu sikundër Gjermania e bën këtë gjë për vendet e saj fqinje dhe për Izraelin.
Që plani i franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë të mund të japë rezultate, duhet që të bazohet mbi po ato parime që udhëheqin vetë Gjermaninë e sotme, e cila nuk humb asnjë rast pa ripërsëritur seriozisht përgjegjësinë e saj për krimet e kryera rreth 80 vjet më parë. Gjermanët e sotëm, që nuk pranojnë të sillen krenarisht në Evropë për shkak të thirrjes së ndërgjegjes së tyre, do të duhet t’u mësojnë edhe serbëve se pendesa dhe jo krenaria janë rruga më e mirë për të ndërtuar paqen dhe prosperitetin me fqinjët e tyre në Ballkan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Karim Benzema kthehet në Real Madrid
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit