LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Sido që të jetë metodologjia, ne jemi të gatshëm për anëtarësim në BE

Pendarovski: Sido që të jetë metodologjia, ne jemi të gatshëm për anëtarësim në BE

“Për një dekadë e gjysmë ne kemi qenë të gatshëm me të gjitha ekipet, në të gjitha 35 kapitujt, të ballafaqohemi me të gjitha parimet dhe standardet e Bashkimit Evropian. Ne nuk kemi asnjë rezervë për këtë. Ne e respektojmë vendimin e presidentit francez dhe argumentet e tij të Samitit të tetorit të BE-së. Ndryshoni metodologjinë, por duam ta dimë se kur do të jetë ajo dhe me të vërtetë ta fillojmë procesin”.

Këtë e tha presidenti Stevo Pendarovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në vigjilje të takimit me presidentin francez Emannuel Macron.


Ai theksoi se Maqedonia e Veriut ka qenë vend-kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2005 dhe sipas tij, si do që të jetë metodologjia, shteti është i gatshëm për anëtarësim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të martën e ardhshme, ne marrim një shans jashtëzakonisht të mirë si shtet për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Paris dhe të paraqesim argumentet e të dy palëve dhe të dëgjojmë motivet e presidentit francez”.

“Nga ana jonë, unë synoj të them që qëndrimi ynë është, se nuk kemi asnjë rezervë në lidhje me paralajmërimin e metodologjisë së re. Le të jetë pesë herë më e fortë dhe më e plotë. Ne jemi të gatshëm për të hyrë në një lloj të tillë negociatash dhe nuk kemi asnjë rezervë në lidhje me reverzibiltetin eventual të procesit”, u shpreh Pendarovski.

Ai kërkoi që të mos ketë iluzione, që mund të ekzistonte një njeri në botë që do të shkonte dhe të bindte presidentin francez që të na jepte datë për negociata.

“Ne jemi vend i vogël, ne kemi argumente të forta që duhen thënë në atë takim, por le të mos shkojmë me pritshmëri të mëdha, sepse as Amerika dhe as Gjermania kurrë nuk do mund ta bindin Presidentin e Francës”, u shpreh Pendarovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori