LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Përfimtimet kryesore të Marrëveshjes së Ohrit ishin ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe karakteri unitar i shtetit

Pendarovski: Përfimtimet kryesore të Marrëveshjes së Ohrit ishin ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe karakteri unitar i shtetit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 21 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, theksoi se përfitimet kryesore të marrëveshjes ishin ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe karakteri unitar i shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Para 21 vitesh, në Ohër, kryetarët e katër partive më të mëdha të atëhershme politike së bashku me presidentin Boris Trajkovski dhe përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së nënshkruan Marrëveshjen Kornizë e cila parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe solli paqen dhe stabilitetin si parakusht për zhvillimin e mëtejmë demokratik të shoqërisë maqedonase.


Përfitimet kryesore të marrëveshjes ishin ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe karakteri unitar i shtetit. Ajo gjithashtu hodhi themelet për ndryshime kushtetuese dhe legjislative që garantojnë të drejtat e komuniteteve në numër më të vogël.

Në 21 vitet e fundit, ndër të tjera, përmes zbatimit të Marrëveshjes Kornizë, ne u bëmë anëtare e NATO-s, morëm statusin e kandidatit dhe hapëm negociatat me Bashkimin Evropian. Në këtë proces, ndërtuam një model të demokracisë funksionale multietnike që ruajti paqen dhe stabilitetin dhe vendosi standardet më të larta për të drejtat e komuniteteve.

Sot, kur jemi dëshmitarë të një lufte në tokën evropiane dhe kur jetojmë nën presionin e kërcënimeve të vjetra dhe të reja të sigurisë, duhet të mbajmë gjithmonë para syve një nga parimet bazë të Marrëveshjes Kornizë, e cila refuzon tërësisht dhe pakushte përdorimin e dhunës për arritjen e qëllimeve politike, sepse vetëm zgjidhjet politike dhe dialogu mund të garantojnë një të ardhme të qëndrueshme dhe demokratike”, tha Pendarovski.

Le t’i drejtojmë, shton Presidenti, të gjitha përpjekjet tona në të ardhmen drejt një zhvillimi ekonomik shumë më të fortë, arsimit dhe shëndetësisë cilësore dhe një mjedisi të shëndetshëm jetese në të cilin do të ketë të gjitha supozimet që secili nga qytetarët tanë të realizojë ambiciet dhe potencialet e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori