LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Model proporcional zgjedhor me lista të hapura dhe zvogëlim të numrit të njësive zgjedhore

Pendarovski: Model proporcional zgjedhor me lista të hapura dhe zvogëlim të numrit të njësive zgjedhore

Zvogëlimi i numrit të njësive zgjedhore pa prag ose me prag minimal elektoral si dhe lista të hapura kanë potencialin të pasurojnë debatin parlamentar dhe të kontribuojnë në uljen e ndarjeve mes qytetarëve. Besoj se kjo do të kontribuojë në rritjen e kulturës politike demokratike dhe angazhimin më të madh të qytetarëve në proceset politike, tha presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në debatin nacional për reformën zgjedhore në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në debatin e sotëm të organizuar nga Instituti për Politika Evropiane, Presidenti theksoi se reforma zgjedhore është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme që përcakton zhvillimin demokratik dhe mjedisin praktikisht në çdo vend të botës.


“Qëndrimi im prej vitesh është se në planin afatgjatë shteti do të jetë një shtet më demokratik nëse më shumë subjekte politike janë pjesë e një parlamenti më të larmishëm. Kjo do të thotë se më shumë qytetarë do të përfaqësohen përmes përfaqësuesve të tyre në legjislativ dhe në fund do të kontribuojë jo vetëm në rritjen e përgjegjësisë së partive ndaj votuesve, por edhe në kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet”, shtoi Pendarovski.

Ai theksoi se në fillim të mandatit të tij ka mbështetur iniciativën e disa subjekteve politike për reformimin e modelit aktual zgjedhor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori