LAJMI I FUNDIT:

Pema frutore e cila zvogëlon rrezikun nga diabeti i tipit 2

Pema frutore e cila zvogëlon rrezikun nga diabeti i tipit 2
Healthy eating. Young woman eating nuts. Square format.

Personat të cilët çdo ditë hanë një grusht arra kanë rrezik më të vogël për prani të faktorëve të lidhur me sëmundjen nga diabeti i tipit 2, është rezultat i hulumtimit më të ri.

Në bazë të hulumtimit në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 34.000 persona të rritur nga Amerika, është treguar që me konsumimin e arrave çdo ditë mund të zvogëlohet probabiliteti që të sëmureni nga ky tip i diabetit, transmeton Telegrafi.


Derisa konsumimi mesatar ishte 1,5 lugë në ditë, pjesëmarrësit e studimit të cilët çdo ditë kanë konsumuar tri lugë arra kanë pasur rrezik më të vogël për 47 për qind nga zhvillimi i diabetit të tipit 2.

“Lidhja të fuqishme të cilën e shohim në këtë studim midis konsumuesve të arrave dhe zvogëlimit të rrezikut për shfaqje të diabetit të tipit 2 është edhe një arsye shtesë përse duhet të përfshijmë arrat në ushqim”, shpjegon doktori dhe autor i studimit Lenor Arabar.

Hulumtimet e tjera kanë treguar që arrat gjithashtu mund të jenë të dobishme për funksionin kognitiv dhe për shëndetin e zemrës.

Arrat janë burim i shkëlqyeshëm i thartirave yndyrore dhe i materieve të tjera ushqyese, si p.sh. i folateve dhe i vitaminës E. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori