LAJMI I FUNDIT:

Pema më e madhe e Krishtlindjeve e punuar me grep thurret në Portugali

Pema më e madhe e Krishtlindjeve e punuar me grep thurret në Portugali

Ata festuan festen me fije peri.

Pema më e madhe e Krishtlindjeve e thurrur me grep në botë, me gjatësi prej mbi 17 metra, është punuar në Portugali nga 70 gra portugeze nga mosha 11 deri në 88 vjeç.


Një grup i banorëve të Lisbonës, The Associação de Moradores Unidos da Apelação, fillimisht filloi detyrën si një punë me dashuri, për t’i dhënë popullatës së saj të moshuar një arsye për të lënë shtëpinë pas dy vitesh izolim pandemik, raporton NY Post, transmeton Telegrafi.

Plani origjinal, për të ngritur një pemë rreth 3 deri në 4 metra të lartë, u shpërbë shpejt dhe projekti përfundoi duke vendosur Rekordin Botëror Guinness.

Ajo theu rekordin e mëparshëm të një peme pak më shumë se 16 metra e lartë, të punuar në Ekuador. /Telegrafi/