LAJMI I FUNDIT:

Pëlcet gypi në Hajvali, disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë

Pëlcet gypi në Hajvali, disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë

Pasditen e së mërkurës ka pëlcitur gypi i ujit me diametër fi 200 mm në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se pa ujë të pijshëm mbesin disa zona: fshati Hajvali, Çagllavica, Veterniku ( pjesa kah “Gorenje”), lagjja “Qëndresa” dhe lagjja “Qershia”.


“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit në gyp”, njofton KRU Prishtina.

Ujësjellsi njofton qytetarët që në momentin që kthehet uji, rekomandohet që krojet të mbahen hapur për pak minuta derisa të kthjellet uji./Telegrafi/