LAJMI I FUNDIT:

Pekini kërkon maturi nga Uashingtoni dhe Pheniani

Pekini kërkon maturi nga Uashingtoni dhe Pheniani

Kina i kërkoi sot SHBA-ve dhe Koresë së Veriut që të tregojnë kujdes dhe të veprojnë në mënyrë më aktive për të zgjidhur situatën e tensionuar, pas një përshkallëzimi të ri verbal mes Uashingtonit dhe Phenianit.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë kujdes në fjalët dhe veprimet e tyre si dhe të veprojnë kryesisht për të ulur tensionet”, deklaroi Geng Shuang, zëdhënës i ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, në një komunikatë.


“Duhet të përpiqen që të përforcojnë besimin e përbashkët më shumë se sa të përdorin receta të vjetra që përkojnë me të treguarit e forcës secili me radhë”, theksoi diplomati.