LAJMI I FUNDIT:

Pejë, arrestohen për ryshfet dy punëtorë të KEDS-it

Pejë, arrestohen për ryshfet dy punëtorë të KEDS-it

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy punëtorë të KEDS-it në Pejë nën dyshimet për marrje ryshfeti nga një qytetar.

Dy të dyshuarit, punëtorë të KEDS-it, G.G. (1965) dhe B.Th. (1974),  të veshur me uniformë të KEDS-it, sipas policisë, kanë shkuar në shtëpinë e një personi, të cilit i thonë se ‘po harxhon rrymë shumë’.


Personi që denoncoi rastin në polici, u është përgjigjur punëtorëve të KEDS-it se e ka ngrohjen qendrore me rrymë dhe kjo është arsyeja pse fatura është e madhe.

Të dyshuarit nga viktima kanë kërkuar, secili nga 100 euro. Personi ka pranuar ofertën e të dyshuarve dhe pasi e kanë lënë vend takimin me të dyshuarit për dhënien e parave, ka raportuar rastin në polici.

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i shtetit për krime të rënda dhe pas një pune operativo-hetimore, Njësiti i Hetimeve të dyshuarit i ka zënë në flagrancë, pasi kanë marrë paratë.

G.G. dhe B.Th. pasi intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor 48 orë dhe ndaj tyre do të ndërmerren masa  ligjore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori