LAJMI I FUNDIT:

Pejanët pësojnë humbje në Ligën Ballkanike

Pejanët pësojnë humbje në Ligën Ballkanike

Peja ka pësuar humbje në Ligën Ballkanike.

Pejanët u mposhtën në paletstrën “Kvadarci Jasmin” prej skuadrës maqedonase të Feni Industries me rezultat 90:88.


Vetëm në çerekun e fundit basketbollistët kosovar ishin më të mirë se vendasit, transmeton Telegrafi.

Dhjetë minutshi i parë i takoi maqedonasve, të cilët e përfunduar me shtatë pikë epërsi 28:21.

Edhe pjesa e parë përfundoi në dobi të Fenit, të cilët ngritën epërsinë për dy pikë, 48:39.

Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Ligës Ballkanike
Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Ligës Ballkanike

Në pjesën e dytë pejanët luajtën më mirë se në 20 minutshin e parë, por kjo nuk mjaftoi për të evituar humbjen e pesë në shtatë ndeshje.

Çerekun e tretë verdhezinjtë e humbën me katër pikë diferencë, përkatësisht rezultati në semafor tregonte shifrat 68:55.

Në dhjetë minutshin e fundit, Feni arriti të ruajë epërsinë e krijuar në tre çerekët e parë dhe triumfoi me rezultat 90:88.

Lamarcus Reed ishte basketbollisti më i mirë te pejanët me 21 pikë ndërsa Alban Veseli realizoi 18 sosh kurse te Feni më i miri ishte George Sharabizde me 24 pikë dhe Matija Ceshkovic realizoi 20 sosh.

Pas kësaj, Peja në saje të pesë humbjeve dhe dy fitoreve zë vendin e pestë me dhjetë pikë n Grupin B ndërsa Feni zë pozitën e dytë me pesë fitore e tre humbje. /Telegrafi/