LAJMI I FUNDIT:

Peja triumfoi në përballjen ndaj Golden Eagle Yllit

Peja triumfoi në përballjen ndaj Golden Eagle Yllit
(Foto: basketbolli.com)

Peja ka fituar derbin e xhiros së 26-të në Superligë, duke mundur Golden Eagle Yllin në udhëtim me rezultat 77-84 (17:16, 20:20, 22:23, 18:25).

Kjo ishte humbja e parë për Yllin në stinorin pranveror në Superligë, derisa pejanët pasi triumfuan në Kupë, shënuan fitore ndaj skuadrës therandase edhe në elitë, raporton faqja e FBK-së.


Ndeshja ka qenë interesante nga fillimi deri në fund. Çereku i parë ishte shumë i barabartë dhe kjo bëri që kjo pjesë të përfundojë 17:16. Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periodën e dytë, që përfundoi 20:20 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 37-36.

Edhe periudha e tretë dhuroi lojë shumë të bukur në parket dhe përfundoi 22:23, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 59:59. 10 minutat e fundit më mirë i nisën vendasit, që krijuan epërsi në 74:65, megjithatë, mysafirët hynë në një seri prej 0:15, duke kaluar në epërsi 74:80. Peja ruajti epërsinë deri në fund, duke fituar 77:84.

Te Ylli u dallua Valon Bunjaku me 29 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime, derisa u ndihmua nga Samir Zekiqi me 17 pikë, kurse te skuadra pejane më i miri në parket ishte Nigel Johnson me 35 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime.

Golden Eagle Ylli tani ka 16 fitore dhe shtatë humbje, derisa Peja 14 fitore dhe nëntë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori