Peja ka arritur një fitore shumë të madhe në udhëtim te Levski, duke vazhduar ngjitjen në tabelën e Ligës Ballkanike.

Verdhezinjtë e filluan mirë ndeshjen, duke krijuar epërsinë prej 0-4 në fillim të takimit, ndërsa më pas edhe krijuan një epërsi shumë të madhe në vazhdimsi të takimit.


Gjithçka u vendos në pjesën e dytë kur në çerekun e tretë u arrit një epërsi prej 19 pikësh, e cila ishte fundamentale që Peja të realizojë fitoren që është shumë shumë e rëndësishme.

Më i miri te Peja ishte Samir Shaptahovic me 22 pikë dhe 6 asistime, kurse Fred House e pasoi atë me 18 pikë dhe 8 kërcime. 

Peja është në vendin e pestë me 15 pikë, vetëm tri pikë më pak se sa lideri aktual Levski.

Tani Peja pas startit të dobët të sezonit llogaritet një prej favoritëve të këtij kampionati dhe favorit i madh për fazat e eliminimit direkt.  /Telegrafi/

telegrafi sport app